Agjentët e FBI në Tiranë!

Janë shfaqur për herë të parë publikisht dy agjentët e FBI-së, të cilët kanë mbërritur në Tiranë për të asistuar policinë shqiptare në operacionin ‘Forca e Ligjit’.

Ata qëndrojnë të ulur pranë ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, në takimin që po zhvillohet në Ministrinë e Brendshme.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Kryeministri Rama ka thënë se në kuadër të operacionit kundër krimit të organizuar do të miratohet ngritja e një task force të posaçme.

Ndërkohë ambasadorja e BE në vendin tonë Romana Vlahutin tha se në Shqipëri nuk mund të ketë njerëz të paprekshëm dhe njerëz që blejnë drejtësinë.

Në prezantimin e operacionit “Forca e Ligjit”, Vlahutin tha se partnerët ndërkombëtarë nuk mund të bëjnë punën e autoriteteve shqiptarë, por thjesht do ndihmojnë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Presidenti Meta nuk dekreton ligjin e parë të ‘Rama 2’, e kthen për rishqyrtim

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin...
Read More