Agjenti i FBI që hetoi Snouden po ndihmon Ramën? Çfarë po paralajmërohet?


Një seri skandalesh kanë goditur qeverinë kohët e fundit, por kjo e fundit është e bindur se të gjitha janë stisje të opozitës.

Në një editorial të publikuar në emisionin “Real Story”, thuhet se kryeministri Edi Rama ka ngritur një grup pune për të hetuar çështje të tilla si ‘Babalja’ apo ‘Xhisiela’ me në krye një emër të njohur të FBI-së.

“Më shumë se një burim autoritar ka konfirmuar se kreu i qeverisë ka ngritur një grup pune investigative me ekspertë vendas dhe të huaj. Grupi super-sekret duket se drejtohet nga një ish-ekspert i byrosë amerikane të hetimit FBI, Lou Bladel, i cili pak kohë më parë u angazhua pranë qeverisë për të punuar në luftën kundër korrupsionit brenda saj. Bladel është i njohur si shefi i Seksionit të Kundër-Spiunazhit në FBI, që hetoi Eduard Snouden”.

Në editorial hidhen dyshime se opozita po ndihmohet në këtë fushatë nga elementë brenda SHISH.

“Burimet i thanë ‘Real Story’ se për çështjen Babale, asgjë nuk ka qenë e rastësishme. Ekspertët jo thjesht i kanë provuar kryeministrit se përgjimi nuk është i vërtetë. Ata i kane pohuar kreut të qeverise se në vend të zërit të Geront Xhafajt, ka qenë një tjetër person, me shumë gjasa me lidhje të afërta me Babalen, pa përjashtuar ato të gjakut. Ekspertët i kanë pohuar kryeministrit se çështja Babale është çuar në tryezën e opozitës nga ata që vetë Edi Rama në reagime të mëvonshme i ka quajtur si skuta të errëta të shtetit.

Sipas burimeve, grupi i ekspertëve thuhet se ka vënë në tavolinën e kryeministrit, fakte që çojnë në dyshimin e arsyeshëm se këto skuta fshihen ne pushtetin gjyqësor. A janë ata gjykatës apo prokurorë? A është vetingu arsyeja e hakmarrjes se këtyre njerëzve apo ish-njerëzve të drejtësisë, jo thjesht ndaj qeverisë, por ndaj njeriut direkt përgjegjës të mazhorancës për reformën në drejtësi?

Një prej pistave të tjera ku grupi i ekspertëve pranë kryeministrit ka rënë në gjurmë të korrozionit të hallkave te pushtetit me opozitën, në këtë plan të koordinuar sipas burimeve, për të goditur mazhorancën, janë përfshirë edhe segmente të larta drejtuese të kupolës së shërbimeve sekrete, besnike ndaj qeverisë së vjetër”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ermal Meta, favorit për të fituar ‘Sanremo 2018’

  Ky festival do të zhvillohet për pesë ditë rresht, në skenën...
Read More