Agjenti sekret tentoi të shpëtonte shqiptarin e vrarë në SHBA, policia ofron shpërblim…

Një agjent i shërbimit sekret amerikan tentoi të shpëtonte 23-vjeçarin shqiptar që u vra në Nju Jork. Sipas mediave amerikane, agjenti ishte jashtë detyrës kur dërgjoi të shtënat me armë në Bruklin.

Ai po kalonte në rrugën ‘Fourth Avenue’, kur pa Grei Frashërin të shtrirë në tokë. Agjenti tentoi të ndihmonte dhe njoftoi menjëherë ambulancën.

Pavarësisht ndihmës që iu dha, shqiptari nuk mundi të mbijetonte. Ai u shpall i vdekur në spital pak pasi ishte transportuar.

“Një agjent i Shërbimit Sekret jashtë detyrës, i dha ndihmën e parë viktimës që u qëllua. Veprimi i tij duhet përgëzuar”, tha Michael Seremetis, agjent policie që po heton vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar. Shërbimi Sekret nuk e identifikoi agjentin e saj që i dha ndihmën e parë shqiptarit, për arsye sigurie.

Grei Frashëri u qëllua për vdekje të premten e 7 Shtatorit në Nju Jork, ndërsa lajmi është bërë i ditur dje nga mediat amerikane. Policia është duke hetuar për të identifikuar vrasësin dhe për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Të mërkurën më 12 Shtator, 23-vjeçari shqiptar do të përcillet për në banesën e fundit.

Policia njujorkeze vazhdon kërkimet për arrestimin e autorit të vrasjes se Grei Frashërit, djaloshit 23- vjeçar me origjinë shqiptare.

Krimi ndodhi rreth orës 5.45 minuta të 7 shtatorit në rrugën 93 në Fourth Avenue, vetëm gjysmë milje larg shtëpisë së tij.

Policia ishte njoftuar për sulmin dhe në momentin kur mbërritën në vendngjarje, gjetën 23-vjeçarin me plagë të shkaktuar nga një armë, në qafën e tij.

Frashëri është dërguar në spital ku dhe ishte deklaruar vdekja e tij, tha policia.

Të martën në mbrëmje (11 shtator) familja dhe miqtë e tij mbajtën një ceremoni homazh në Bay Ridge.

“Po përpiqemi t’i japim kurajo prindërve, por është e vështirë”, thotë kushëriri i Greit, Kristi Leka.

Deri tani nuk është bërë ndonjë arrestim, ndërsa policia ka shpërndarë foton e 23-vjeçarit duke kërkuar ndihmë në komunitet për të gjetur autorin.

“Familja e tij kërkon ndihmë për të zbuluar vrasësin”, thotë Leka. Gjithashtu policia ka vënë në dispozicion një shpërblim dhe një numër për këdo që mund të ketë parë ngjarjen dhe të ndihmojë në identifikimin e vrasësit.

Një agjent sekret jashtë orarit zyrtar të punës është përpjekur më kot për të shpëtuar jetën e 23-vjeçarit shqiptar.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ndikimi i borxhit publik shqiptar në rritjen ekonomike

Nga Dr. Mateo Spaho dhe Dr. Ermela Kripa Në Kushtetutën e Republikës Popullore...
Read More