Ahmet Prençi ironizon: Ku gaboi Artan Cuku! Do të ishte drejtor policie nëse…

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, i ftuar në ‘Fax News’, teksa është pyetur në lidhje me çështjet e ngritura prej tij në ‘letrën’ drejtuar kolegut të ndjerë të tij Artan Cukut, ka theksuar se dënimi me 10 vite i vrasësit së ish-komisarit është i rëndë dhe i papranueshëm.

Prençi deklaroi se nuk ishim në rrethanat kur ekzekutori është dorëzuar vetë apo ka pranuar shpejt autorësinë, por kjo është vërtetuar nga puna shumë e mirë e policisë në bashkëpunim edhe me autoritetet e huaja.

“M’u duk i papranueshëm një dënim i tillë, pasi për shkak të rrethanave që parashikon ligji për 5-6 vite mund të dalë i lirë. Kjo më çoi si një qytetar, si një ish-drejtor, si një koleg, mendova ta sensibilizoj opinionin publik me këtë letër.

Është më shumë një apel, një sensibilizim për organet e drejtësisë. Ai (autori) për 1 vit e dy muaj e ka mohuar, por tek autori u arrit pas një pune të jashtëzakonshme të disa oficerëve të policisë, që kanë punuar me të gjithë të dhënat, është kryer analiza e ADN-së në Zvicër dhe është bashkëpunuar me autoritetet gjermane, pra vrasësi nuk është dorëzuar, ka bërë reziastencë maksimale.

Ligji parashikon që mund të dënohesh nga 30 vjet deri me burgim të përjetshëm në këto raste, atëherë unë mendoj që pasi ka bashkëpunuar t’i hiqet burgimi i përjetshëm dhe lihet 30 ose 25, apo edhe 20 vite burg, por jo 10 vite. Këtu ka dy mesazhe, çdo autor ka precedentin që nëse bën një akt të tillë, familja i sigurohet, vetë merr 10 vite burg, ndërsa policët ç’vlerë ka të sakrifikojnë jetën”, u shpreh Ahmet Prençi.

Por ku gaboi Artan Cuku?

Për ish-drejtorin e Policisë i vetmi gabim i tij është që i qëndroi fort zbatimit të ligjit, dhe nuk bëri marrëveshje me bandat, pasi po të bënte, ai mund të ishte dhe drejtor policie dhe e gjitha kjo nuk do të kishte ndodhur.

“Ka gabuar se nuk ka bërë marrëveshje dhe ka zbatuar ligjin, po të bënte ai do të ishte drejtor policie. I vetmi gabim është kjo dhe kjo e demotivon gjithë Policinë e Shtetit sot. Por u hodh në rrugë. Mund të mos ishte drejtor, por oficer policie duhej të ishte kudo, se ishte ndër më të spikaturit, ishte ndër policët më të mirë, po të ishte në radhët e Policisë së Shtetit me siguri nuk do të ndodhte, kur braktiset në rrugë një oficer policie, krimi merr krah”, deklaroi ish-drejtori.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Leonard Olli – PD: Veliaj po ju mashtron me ujin, njësoj si me biletat e autobuzëve

Këshilltarët demokratë në Këshillin Bashkiak të Tiranës kanë kundërshtuar rritjen e tarifës...
Read More