Ahmetaj flet për ish-të përndjekurit: Ja kujt do t’i japim përparësi

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka publikuar në Komisionin e Ekonomisë shifrat për dëmshpërblimin që i kanë bërë ish-të përndjekurve. Referuar shifrave gjatë qeverisë së PD, Ahmetaj thotë qeveria Rama ka paguar 9.1 mld lekë, krahasuar me 7.9 mld lekë që janë dhënë nga qeveria e mëparshme. Ahmetaj tregon edhe se kush do të ketë përparësi

Arben Ahmetaj: Nëpërmjet këstit të nëntë, ne do të mbyllim gjithë pjesën e kategorisë parësore, pra ata që kanë vuajtur drejtpërsëdrejti dënimin. Ka pasur një debat të gjatë edhe në parlament se cfarë ka ndodhur me ish-të përndjekurit politik.

Unë dua të ndaj me ju disa shifra, të cilat tregojnë se  çfarë ka ndodhur me ish-të përndjekurit. Po të vini re në vitet elektorale 2009 dhe 2013, ish-qeveria ka tentuar të përdorë buxhetin e shtetit me emocione elektorale ndaj këtij grupi.

Në 4 vjet janë shpërndarë 7.9 mld, që nga 2014 deri në 2018 në 4 vite janë shpërndarë 9.1 mld. Sa i përket kategorisë parësore, në periudhën 2009-2013 kësaj kategorie i janë dhënë 1.5 mld lekë, ose 15 mln dollarë në 4 vite. 2014-2018 kategorisë parësore i janë dhënë 7.07 mld lekë, pra 70 mln dollarë.

Deri më sot, brenda mandatit të parë të qeverisë kanë marrë 70 mln dollarë. Ndryshimi i dytë që paraqesim në ligj është ndryshimi i raportit mes parësorëve, 70 me 30, duke i dhënë përparësi parësorëve. Ne do vazhdojmë për të paguar të gjithë kategorinë parësore.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Sipërmarrja në Shqipëri së shpejti me një Qendër Ekselence në Inovacion

Qendra UET lançoi projektin rajonal InnoPlatform – Platforma Inovative për zhvillimin e SME-ve...
Read More