Ai ia mori Angelina Jolien nga duart, ja çfarë mendon Brad Pitt për të dashurin e ri të ish-gruas së tij

Shumicës prej nesh i ‘dhëmb’ zemra kur mendon për ndarjen e Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Ata ishin një çift ideal të paktën në pamje, pasi në brendësi ne nuk e dimë se si ishte raporti i tyre.

Por për sa kohë u ndanë, diçka mes tyre nuk ka funksionuar. Gjithsesi, edhe pse rrugët e tyre janë ndarë, gjithmonë kur flitet për njërin, do përmendet patjetër edhe tjetri.

Për aktoren e njohur përflitet se është në një lidhje me një miliarder britanik, dhe se kanë në plan të martohen. I pyetur se çfarë mendon Brad rreth kësaj martese, ai është shprehur se është dyshues se mund të ketë një njeri të duhur për Angelinan.

Ai ka thënë se nëse lidhja e tij me Angelinan nuk funksionoi, nuk mendon se mund të funksionojë me dikë tjetër. Gjithsesi, ai uron më të mirë për ish-bashkëshorten e tij, pasi gëzon një respekt të madh për të, pavarësisht si kanë shkuar gjërat mes tyre.

Shkruar Nga
More from Revista User

Hillary Clinton bën thirrje për unitet, 7% para Donald Trump

Duke folur përpara mbështetësve në qytetin Seattle, kandidatja demokrate Hillary Clinton bëri...
Read More