“Air Albania” bëhet gati për fluturime, Rama fton të rinjtë…

“Air Albania” do të jetë kompania ajrore shqiptare që pritet të nisë së shpejti fluturimet.

Tashmë Kryeministri Edi Rama ka ftuar të gjithë të rinjtë nga mosha 21 deri në 29 vjeç që të aplikojnë për punë në “Air Albania”.

“A dëshiron të punosh në kompaninë ajrore të Shqipërisë që së shpejti do të ngrejë avionët e saj? Ambicia jonë është që AIR ALBANIA të bëhet zgjedhja e parë e çdo shqiptari dhe duam që vajza e djem të zgjedhur të këtij vendi, të mikpresin e të shërbejnë në bordin e avionëve të krenarisë sonë kombëtare”.

“Çdo vajzë e djalë që përmbush kriteret dhe dëshiron të provojë veten në konkursin për një vend në trupën e kompanisë kuqezi, është i mirëpritur“, shkruan Kryeministri Edi Rama në Facebook.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Një bashkëpunim me Kadarenë, mbi humbjet e kujtesës

Nga Zija Çela Me kalimin e kohës askush nuk është i mbrojtur...
Read More