Ajo po konsiderohet si hero: Zjarri i frikshëm në Portugali dhe ideja gjeniale e gruas për të shpëtuar 12 persona

Dymbëdhjetë vetë shpëtuan nga një nga zjarret më vdekjeprurëse të Portugalisë duke kërkuar strehim në një rezervuar uji, pasi qasja në fshatin e tyre ishte ndërprerë nga flakët.

Siç shkruajnë mediat e huaja, banorët, duke përfshirë një grua 95-vjeçare me aftësi të kufizuara, kaluan më shumë se gjashtë orë në një rezervuar uji, pasi zjarri i pengoi ata të shpëtonin.

1

Picture 1 of 4

“Po të mos ishte për këtë, ne të gjithë do të vdisnim”, tha një nga të mbijetuarit.

Zjarret, të cilat policia beson se janë nisur nga rrufeja, vranë 63 njerëz, shumë prej të cilëve vdiqën në makinat e tyre.

Më i fundit i viktimave u identifikua si një zjarrfikës 40-vjeçar i cili vdiq në spital.

Banorët në disa zona të Portugalisë qendrore ende po evakuoheshin, pasi më shumë se 1,000 zjarrfikës u përballën me flakët, të cilat vazhduan të tërbohen në disa fronte të hënën, pavarësisht nga shiu i lehtë.

E në qendër të vëmendjes së medieve të huaja, përcjell Telegrafi është vënë një veprim i Maria do Céu Silva e cila po konsiderohet si hero pas përdorimit të rezervuarit të ujit të shtëpisë së saj për të shpëtuar disa nga banorët e Nodeirinho, pranë autostradës IC8, e cila u godit keq nga zjarri.

Ideja, tha Silva, erdhi kur u përpoq të shpëtojë nënën e saj të paaftë.

“Burri im më tha që ta fusja në furgon, por ajo nuk mund të hynte kështu që ajo më tha: “Më lër të vdes në dysheme”.

“Me ndihmën e djalit tim arritëm ta fusnim aty”.

Babai i saj 81-vjeçar gjithashtu mbijetoi duke u fshehur në rezervuar.

Erërat ishin aq të forta, tha ajo, se kulmet e shtëpive u shkatërruan. “Ishte si një film horror”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Pezullohet drejtori i Fondit të Sigurimeve

Duket se një tjetër skandal ka përfshirë Fondin e Sigurimeve të Detyrueshme...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.