Akademia e Biznesit ALBtelecom diplomon brezin e tretë të profesionistëve të rinj

 

Kompania më e madhe e telekomunikacionit në Shqipëri, ALBtelecom, përmes një ceremonie në ambientet e “ALBtelecom Business Academy” ka diplomuar sot 23 studentë të brezit të tretë të profesionistëve të diplomuar nga kjo akademi.

Të pranishëm gjatë kësaj ceremonie diplomimi ishin Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom z. Tahsin Yilmaz, drejtues të tjerë të kompanisë si dhe pedagogë e studentë.

Në përfundim të ceremonisë u shpall  grupi më i mirë i ciklit të tretë të studimit dhe  2 studentët  më të talentuar të kësaj akademie për këtë vit. Grupi më i mirë prezantoi projektin me temë: “Interneti i gjërave. Pajisjet shtëpiake inteligjente/ The Internet of Things. Smart Home Applications”.

Ky program studimesh është një investim i ALBtelecom, ideuar për të zhvilluar më tej aftësitë menaxhuese të punonjësve, duke i përgatitur ata si liderë të së ardhmes. Procesi mësimor u ndërtua duke kombinuar teorinë me praktikën, diskutimet mes studentëve, prezantimet e punimeve mbi raste dhe analiza specifike studimi. Gjatë ciklit të studimeve u shfaqën aftësitë e përfituara, hap pas hapi falë procesit mësimor si dhe spikatën talentet, idetë dhe projektet me vlerë, të cilat do të jenë objekt zbatimi i kompanisë në të ardhmen.

Akademia e Biznesit të ALBtelecom është licencuar nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, në kuadër të politikave të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për arsimin profesional.

Shkruar Nga
More from Redaksia

50 agjentët shqiptarë që punuan për Sigurimin, CIA-n e KGB-në

Spiunët shqiptarë që kanë punuar për Sigurimin, por edhe ata që kanë...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.