‘Akademia e Shkencave’, Rama: Ishit xhevahir, u kthyet në kufomë


Kryeministri Edi Rama është takuar me grupin reformator të Akademisë së Shkencave, ku diskutohet ecuria e mëtejshme e institucionit.

“Unë kam kërkuar reformimin e Akademisë së Shkencave si një proces që duhet të vinte në udhën e një reflektimi brenda jush, brenda gjithë trupës së përfshirë në këtë institucion me propozime konkrete, mbi të cilat pastaj ne do të mund të zhvillonim një diskutim të përbashkët në funksion të transformimit të domosdoshëm të këtij institucioni në diçka tjetër.

Siç e kam thënë dhe në diskutimin që kemi pasur më parë e vërteta është që Akademia e Shkencave sot është kufoma e vetvetes. Ajo nuk reflekton as vizionin e etërve themelues”, tha kryeministri Rama në fillim të takimit.

Rama kritkoi sërish me Akademinë e Shkencave.

Ai nuk ka ngurruar t’ua thotë në sy se pas thirrjes së vazhduar për reformim, nuk patën asnjë reagim.

Rama u shpreh se Akademia nga një xhevahir u shndërrua në një burim pezmatimi.

Rama i qëndroi asaj që kishte thënë më parë kundrejt Akademisë së Shkencave për të mos i dhënë fonde.

“Nuk patëm asnjë reagim që të na nxiste në këtë proces dhe të na përfshinte, ku humbëm, humbët më shumë se një vit me një inerci, që është ajo e kalbëzimit të vazhdueshëm të një institucioni që u krijua si xhevahiri më rrezatues i kurorës së dijes shqiptare dhe sot është burim pezmatimi permanent, brengë për të gjithë ata që e themeluan Akademinë e Shkencave dhe i dhanë shkëlqimin e autoritetit të tyre.

Kjo situatë na ka shtyrë të çojmë para idenë e refuzimit për të financuar më tutje këtë institucion me paratë e taksapaguesve shqiptarë”, tha Rama.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Qeveria “Rama 2”, ministrat nuk dorëzojnë mandatet e deputetit

Rama ka vendosur të mos aplikojë në këtë mandat të dytë të...
Read More