Aksident i frikshëm në Vlorë, “Benz”-i përmbyset në rrugë, rëndë dy të rinj

Një aksident i frikshëm rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Vlorë-Levan në afërsi të mbikalimit dalës. Dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë, pasi automjeti tip “Mercedes Benz” me targa “AA859 EV” me të cilin udhëtonin është përmbysur në rrugë.

Automjeti tip “Benz” me targa AA 859 EV ka qenë duke lëvizur në drejtim të Vlorës me shpejtësi. Në krah të autostradës ka qenë i parkuar një mjet i mirëmbajtjes së rrugës, i cili edhe pse kishte sinjalistikë, nuk është arritur dot të evitohet nga ana e drejtuesit të “Mercedesit”.

Për pasojë mjeti është përplasur me mjetin e mirëmbajtjes së rrugës duke u rrotulluar disa herë.

Drejtuesi Julian Toska dhe pasagjeri Florjan Rrapaj janë plagosur rëndë dhe janë dërguar në spitalin e Vlorës. Mendohet se shkak i aksidentit ka qenë lëvizja tej normave të lejuara e “Mercedesit”.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shoferi dhe pasagjeri, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Shkruar Nga
More from Revista User

Irma drejtohet kah Tampa pas shkatërrimeve në Karaibe

Parashikimet më të reja thonë se uragani Irma do ta qëlloj në...
Read More