Aksident i frikshëm në Vlorë, makina fluturon në ajër


Një aksident i rëndë ndodhi në Vlorë. Në të u përfshinë katër makina dhe një person mbeti i plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur të dielën, por “ABC News” siguroi videon nga një kamer sigurie.

Siç shikoni dhe nga pamjet, aksidenti ndodhi në një prej rrethrrotullimeve në rrugën transballkanike.

BMW- ja e zezë me shpejtësi të madhe goditi tri makina të tjera, një Renault dhe dy Mercedes Benz.

Në këtë moment në trotuar ishte duke kaluar dhe një grua, së cilës makina i kaloi sipër, por për fat shpëtoi.

Fillimisht BMW u përplas me bordurën dhe doli nga rruga. Ajo fluturoi sipër makinave të parkuara dhe përfundoi e përmbysur. Drejtuesi u dëmtua keq, por është jashtë rrezikut për jetën.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ç’politikë të jashtme ndjek perëndimi?

  Nga Chris Patten * Në ditët tona, Perëndimi mund të përshkruhet...
Read More