Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë.
Burime nga policia thanë se autobusi i linjës Qendër-Ish-uzina e Traktorëve me targa TR 7721 U ose siç njihet autobusi i linjës së “Ali Demit”, ka përplasur një këmbësor.
Siç mësohet, personi i plagosur ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga autobusi me udhëtarë.
Përplasja ka ndodhur në unazën pranë Ministrisë së Jashtme.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe ambulanca, ndërsa është ndaluar shoferi i autobusit.