Aksident në Gjirokastër për shkak të ngricave, makina përplas këmbësorin

aksident

Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur paraditen e sotme në Gjirokastër. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në lagjen “Palorto”, kur një mjet me targa AA 259 BT, me drejtues shtetasen F.L, banuese në Gjirokastër ka përplasur këmbësorin Sh.B, 63 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas, policisë aksidenti ka ndodhur për shkak të rrëshqitjes së mjetit si pasojë e ngricave dhe borës. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesen e mjetit, ndërsa vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shkruar Nga
More from Revista User

Vendosja e kripës në shampo zgjedhë një nga problemet më të mëdha me flokë

Kripa është përdorur vetëm në ushqim, por sot ka përdorim edhe më...
Read More