Aksident te ”Kthesa e Patosit”, humb jetën 23-vjeçarja

Një 23-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në orët e para të mëngjesit të së enjtes në aksin rrugor Patos-Fier.

Raportohet se rreth orës 03:15, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanal mjeti tip “Benz” me targa AA 551 OB.

Si pasojë është aksidentuar rëndë drejtuesi i mjetit, Taulant Ershani, 27 vjeç, banues në Patos dhe ka gjetur vdekjen pasagjerja M.H, 23 vjeçe, banuese në Orikum të Vlorës. Mësohet se grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Tre të vdekur nga orteku në Australi

Të paktën tre persona janë vrarë pas një orteku në Australi në...
Read More