Aksident tragjik, kamioni përplaset me autobusin, 11 të vdekur

aksident-4-500x300

9 fëmijë kanë humbur tragjikisht jetën, kur një kamion u përplas me autobusin me të cilin udhëtonin. Aksidenti i tmerrshëm ndodhi në rajonin malor Urals të Rusisë.

Së bashku me fëmijët humbën jetën edhe dy të rritur, që ndodheshin në autobus, duke e çuar numrin e viktimave në 11.

Të miturit, sipas mediave ndërkombëtare, ishin pjesë e një skuadre akrobacie dhe po ktheheshin nga një garë. Në total, në mjet ndodheshin 29 persona.

Aksidenti dyshohet të ketë ardhur pasi drejtuesi i autobusit humbi kontrollin për shkak të ngricës në rrugë.

Drejtuesi i mjetit sëbashku me të lënduarit e tjerë ndodhen në spital, ku po marrin ndihëm e nevojshme mjekësore, ndërsa autorietet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Shkruar Nga
More from Revista User

Nuk ndalet droga, sekuestrohen 325 kg kanabis në Skrapar

Më datë 28.09.2017, Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në vijim...
Read More