Aksident tragjik me 3 viktima në Itali, arrestohet në pranga 22 vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar nga Puglia dyshohet se është shkaktari i një aksidenti tragjik me 3 viktima në Trani, afër Barit. Alensio Serjani është arrestuar nga Policia, pasi rezultoi se në momentin që ngiste makinën ka qenë në gjendje të dehur. Sipas mediave italiane, Serjani është shtruar në spital për shkak se edhe ai është plagosur nga përplasja e dy makinave. Bashkë me të në makinë ishte edhe një tjetër shqiptar, i cili gjithashtu është lënduar në aksident. Menjëherë pas aksidentit i riu shqiptar ka pranuar në polici se ishte shoferi i Fiat Stilo që përplasi Toyota Aygo ku udhëtonin dy femra dhe një mashkull të cilët mbetën të vdekur në vend pasi u karbonizuan brenda mjetit ku udhëtonin, i cili mori flakë nga përplasja. I riu akuzohet për vrasje të shumëfishtë dhe drejtim në gjendje të dehur të mjetit. Ai ishte instruktor tenisi.

Shkruar Nga
More from Revista User

Samiti i BE-së: Dashuria e re gjermano-franceze

Ka kohë që Europa nuk ka treguar kaq unitet. Merkel flet me...
Read More