Aksidentet, shoferë mësoni për sinjalistikën e re

Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako u shpreh sot se do të rritet siguria rrugore. Autoriteti Rrugor do të plotësojë sinjalistikën rrugore dhe të gjitha masat e tjera. Duke folur për operacionin e policisë ”Forca e Ligjit”, Çako tha se do të shtrihet jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij.

Deklarata

Siç jemi në dijeni, pakujdesitë ose përdorimi jashtë kritereve i kodit rrugor kushtojnë jetë njerëzish shpeshherë po ashtu edhe në rrugët tona, duke kaluar normat e shëpetjesës, apo përdorimi i pijeve, sjellin pasoja për drejtuesit por edhe për shumë qytetarë të tjerët, të cilët janë në lëvizje të lirë. Në këtë kuadër, policia me entin e rrugëve, intensifikon punën për të rritur kapacitetet maksimale duke rritu sinjaklistikën dhe masat e tjera që përcjellin iformacionet e nevojshme për të respektimin e normave rrugore. Policia do të intensifikojë punën për rritjen e përdorimit të pajisjeve teknologjike për drejtuesit e automjeteve dhe gjithashtu do të ketë bashkëpunime me shkollat për edukimin e sjelljes në respektim të rregullave rrugore.

Do punojmë ngushtë me aktorët e tjerë për të kapur standardet e BE-së për parandalimin e aksidenteve me pasoja, po punon për kontrollin e lëvizjeve por edhe monitorimin e gjithë hapësirave të vendit. Do të ngremë pika për të kontrolluar dhe monitoruar dhe u bëjmë thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë ditëve që kanë lagështirë, mot të keq dhe të bashkëpunojnë për të përcjellë informacione në kohë reale për punonëjsit e policisë që nuk performojnë si duhet, apo që me veprimet e tyre në komunikim apo zbatim të detyrës bëjnë shkelje, duke abuzuar. Do të vijojmë të kontrollojmë me rreptësi duke ndëshkuar këdo që shkel rregullat që sjellin pasoja për veten dhe qytetarët e tjerë. Kur shpejëtsia tejkalohet, do të ketë njësi të veçanta për të kontrolluar shpejtësinë dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në rast nevoje. Kodi rrugor cakton qartë sanksionet për të gjithë shkelësit, qofshin ata drejtues automjetesh apo qytetarët këmbësorë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Nuk ndalen zjarret, brenda 24 orësh 8 vatra të reja në të gjithë Shqipërinë

Gjatë 24 orëve të fundit deri në orën 09:00 të mëngjesit të...
Read More