Aksidenti me dy të vdekur në Burrel, arrestohet shoferi 15-vjeçar



Policia e Burrelit ka vënë në pranga një 15-vjeçar për aksidentin e ndodhur dje në njësinë Komsi.

Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar 15-vjeçari me iniciale XH.N., që drejtonte automjetin që përplasi për vdekje 29-vjeçarin Gentian Hamiti dhe 35-vjeçarin Alfred Balla.

Grupi hetimor ka rindërtuar skenën e ngjarjes, sipas të cilës mësohet se automjeti që drejtohej nga minoreni u përplas fillimisht me motorin dhe më pas goditi 3 persona në trotuar.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 19.00, në vendin e quajtur ‘Lapidari’, njësia Administrative Komsi.

Nga përplasja mbeti i plagosur edhe 17-vjeçari A.H., që ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Pas ngjarjes, 15-vjeçari me makinë u largua nga vendi i aksidentit, por më pas u paraqit bashkë me të atin në polici.

loading...
Shkruar Nga
More from Enton Palushi

SHBA-së i duhet “diplomacia trekëndore” e Kisingerit, për të ndarë Rusinë nga Kina

Nga Hal Brands Kur Henri Kisinger shkoi në Kinë në vitin 1971, ai arriti shumë më...
Read More