Prokuroria e Vlorës ka kërkuar sot arrestimin e të riut që shkaktoi aksidentin fatal tek Uji i Ftohtë dy ditë më parë dhe ku humbi jetën Kristi Panajoti.
Petro Bajo, 21 vjeç, ishte duke drejtuar makinën BMW X6 në momentin kur makina ra në gropat e hapura për ndërtimin e Lungomares.
Po ashtu, ka kërkuar arrest me burg edhe për inxhinjerët e firmës që nuk vendosën sinjalistikën paralajmëruese për punimet që po kryheshin.