Aksidenti që shokoi Shqipërinë: 10 vjet pa Tanin!



 
  

Sot mbushen 10 vite nga ndarja tragjike nga jeta e themeluesit të Top Medias dhe njeriut që revolucionarizoi median në Shqipëri.

Ai humbi jetën në një aksident tragjik me makinën e tij Ferrari.

Ngjarja shokoi opinionin publik.

“Familja, të afërm, bashkëpunëtorë dhe miq të shumtë do ta kujtojnë përherë Tanin e Topit, njeriun që me aftësitë e kurajën e pabesueshme arriti që, pothuaj nga hiçi, të ngrinte veç të tjerave një perandori mediatike.

Sot, më shumë se kujtdo, Tani i Topit i mungon familjes, bashkëshortes dhe Presidentes së Top Medias, Vjollca Hoxha, si dhe fëmijëve të tij, Lori, Sara, Redia dhe Itan.

Por, e sigurtë është se ai do të qëndrojë mes nesh, për arsyen e thjeshtë se kemi shumë çfarë të kujtojmë prej tij, secili prej nesh dhe të gjithë bashkë, në planin personal dhe atë profesional.

Sot, Dritan Hoxha është i gjallë, është mes nesh, pasi ne kemi para syve, të prekshme, veprën e tij,” shkruan Top Channel në një dedikim.

 

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi i ditës, 19 korrik

Dashi Tregohuni të gatshëm për ballafaqim dhe dialog në vendin e punës,...
Read More