Aksidenti te “Shpella e Pellumbasit”, njeri zhduket, tjetrit shpëtohet



Dy të rinj që ishin pjesë një grupi turistësh ranë paraditen e djeshme në vendin e njohur si “Shpella e Pëllumbasit” në Tiranë, ndërsa njëri prej tyre vijon të jetë i zhdukur dhe polumbarët vijojnë kërkimet.

Mëson se të rinjtë që ranë në humnerë janë 21 vjeçari Fabio Dukagjini, i cili u shpëtua dje dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore si dhe 22 vjeçari tjetër Xhorxho Seferi që vazhdon të jetë i zhdukur.

“Shtetasi Xh. S., dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa shtetasi F. D., ka mbetur në një gryk kanioni dhe ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore. Shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëses po punojnë për nxjerrjen e shtetasit F. D., nga gryka e kanionit dhe për gjetjen dhe nxjerrjen nga ujit të shtetasit Xh.S”, deklaroi polcia ditën.

Por ende dhe sot po vijojnë kërkimet për Xhorxho Seferin të riun, që ra në humnerë.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Të shtëna me armë zjarri në xhami, tre të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri...
Read More