Aksidenti tragjik në Shkodër, nxirret një trup i pajetë nga lumi Drin

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mundur të nxjerrin trupin e pajetë nga makina që përfundoi në lumin Drin mëngjesin e sotëm në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur pranë urës së Bahçallëkut. Mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Drin.

Pas rënies së makinës në lumë, policia e Shkodrës ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

BalkanWeb ka siguruar disa foto nga vendngjarja, edhe pse makina, e tipi Ford Focus ngjyrë blu nuk duket me sy të lirë.

Ne vend mbërriti një vinç për t’u futur në bregun e lumit Drin për të nxjerrë Fordin që në fillim dyshohej se ishte me dy persona brenda.

Makina dyshohet se ka rënë 5 metra nën sipërfaqen e ujit. Është futur në një rrugë dytësore ku jetojnë banorë të komunitetit rom.

Nga rruga kryesore deri në rrugën në të cilën ka rënë makina është rreth 25 metra, prandaj dyshohet se kanë qenë me shpejtësi të madhe.

Pasi u nxor nga ujërat e lumit Drin, policia ka bërë të ditur se trupi i pajetë është identifikuar si Sokol Kulla, 35 vjeç.

Sipas policisë në makinën tip ‘Ford Focus’ me ngjyrë blu ka pasur vetëm një person, e jo dy siç dyshohej më parë.


Kerkimet per makinen qe ra ne lumin Drin by news-al

Shkruar Nga
More from Revista User

“Kosova për budallenj” vjen në Teatrin Eksperimental

Shfaqja “Kosovo of dummies” (Kosova për budallenj) mbrëmë u ngjit në skenën...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.