Aksidentohet Papa Françesku

Papa Françesku është aksidentuar teksa udhëtonte me makinën e tij të bardhë dhe të hapur.

Befas mjeti u detyrua të frenojë për shkak të turmës, duke bërë që kreu i Vatikanit të përplaset, duke dëmtuar fytyrën.

Incidenti ndodhi në Kolumbi gjatë vizitës së Papës këtë të diel, ku ai shihet me një shenjë pranë syrit dhe në vetull.

Gjithashtu edhe njolla gjaku shihen në rrobat e Papës. Por kreu i selisë së shenjtë u mjekua menjëherë nga stafi mjekësor, duke vijuar vizitën normalisht.

Por kaq mjaftoi që fotografitë e tij të bëjnë xhiron e botës, duke u përhapur me shpejtësi.

Shkruar Nga
More from Revista User

Nën hetim 274 makina – Prokuroria: Pjesa më e madhe hyjnë në Tiranë e Durrës

Numri prej disa dhjetëra mjetesh të shtrenjta të sekuestruara gjatë ditëve të...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.