Aksidentoi babë e bir dhe i la në rrugë, arrestohet 53-vjeçari në Elbasan

policia-makinat

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 53-vjeçar të shpallur në kërkim prej gati një muaji.

Sipas të dhënave zyrtare, efektivët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë ndalimin e shtetasit Shkëlqim Gjata, banues në Elbasan.

53-vjeçari më 16 prill të këtij viti në fshatin Selvias, duke drejtuar mjetin “Ford” me targa AA 990 GP është përplasur me një karrocë, ku ndodheshin babë e bir, V.M., 33 vjeç dhe F.M., 9 vjeç, banues në fshatin Dasar. Pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi, 22 dhjetor 2016

Dashi Ndjenjat mes jush dhe partnerit do jene edhe me te forta...
Read More