Aksidenton rëndë të moshuarin, arrestohet efektivi i policisë

shqiperi-policia

Një polic i burgut të Bënçës ka përplasur me automjetin e tij një të moshuar në Memaliaj. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, teksa 70-vjeçari po ecte në rrugë. Si pasojë e përplasjes nga mjeti, i moshuari Ramadan Llagozi është aksidentuar rëndë. Ai është dërguar menjëherë në spital ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Sakaq, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Klement Sinani, ndërsa vijojnë hetimet për rrethanat e plota të aksidentit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e premte 08 shtator 2017

Dashi Do bashkëpunoni mjaft e mate qe keni ne krah sot dhe...
Read More