Aksioni në zonat turistike – Tatimet nisin verifikimet në terren, kontroll në mbi 20 mijë biznese

Pas paralajmërimit që u është bërë sipërmarrjeve në zonat turistike që të zbatojnë legjislacionin dhe të deklarojnë xhiron reale, strukturat e Zbatimit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve kanë nisur verifikimet në terren për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Kontrollet filluan me disa subjekte në zonën e Gjirit të Lalzit, në Durrës, ndërsa bëhet e dije se  do të vijohet në të gjitha zonat turistike të vendit ku do të verifikohen më shumë se 20,000 tatimpagues.

Administrata tatimore ka si qëllim kontrollin dhe verifikimi e tatimpaguesve që ushtrojnë veprimtari në këtë sektor, në mënyrë që të sigurohet respektimi detyrimeve ligjore, si: për të qenë të regjistruar si biznes në QKB dhe në administratën tatimore; për dokumentimin e mallrave gjendje apo në transport; për të lëshuar kupon tatimor apo faturë tatimore për çdo transaksion që tatimpaguesi kryen me klientët e tij; për të regjistruar të gjithë punonjësit e angazhuar në biznes me kohë të plotë apo të pjesshëm; për të afishuar çmimet e shitjes së mallrave apo të shërbimeve të ofruara.

Drejtoria e Tatimeve bën me dije se nuk është qëllim ndëshkimi i subjekteve, por edukimi, informimi dhe ndërgjegjësimi për përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore, të përcaktuara nga legjislacioni, si dhe nxitjen për të realizuar në kohë pagesat.

Administrata Tatimore është e angazhuar për të qenë në çdo kohë e pranishme në territor, për të kontrolluar dhe verifikuar nga afër situatën në të gjitha zonat turistike të vendit./SCAN

Shkruar Nga
More from Redaksia

LSI i dërgon mesazh PS-së me … Fatos Nanon

  Nënkryetari i LSI, Luan Rama, deklaroi sot se zhbllokimi i institucioneve...
Read More