Aksioni, si u arrestua i ‘forti’ i Elbasanit

Policia ka publikuar pamjet e aksionit të djeshëm në Elbasan, ku në pranga është vënë një nga personat e njohur si ‘të fortë’ të qytetit.

Sipas policisë është prangosur Kelmend Xhaferri, 36 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan, i cili drejtonte një automjet tip “Porsche” me targa AA 040 UD.

Në momentin që është ndaluar nga shërbimet e policisë, ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe ka tentuar të largohet, por s’ka mundur dot pasi është arrestuar në flagrancë nga policia.

36-vjeçari është një nga personat që u arrestua më 18 shtator të vitit të kaluar pas incidentit të rëndë me policinë te Tregu Agro-Ushqimor në lagjen “Dyli Haxhire”, ku u godit nga një automjet i blinduar makina e Gjergji Oshafit, zv.Drejtorit të Policisë së Elbasanit.

Ai ishte personi që drejtonte makinën luksoze Ranger Rover me targa AA 040 OJ me vlerë 100.000 Euro, bllokimi i së cilës u bë shkas për përplasjen me policinë.

Njoftimi i Policisë së Elbasanit:

Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e policisë Elbasan në bashkëpunim me FNSH-Fier, gjatë kontrolleve të ushtruara për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, si dhe për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kanë evidentuar dhe kapur një shtetas që qarkullonte me armë zjarri me vete  dhe konkretisht:

Në lagjen “5 Maji” në rrugën “Lef Nosi”, Elbasan, shtetasi Kelmend Xhaferri, 36 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan, i cili drejtonte një automjet tip “Porsche” me targa AA 040 UD, në momentin që është ndaluar nga shërbimet e policisë ka hedhur armën e zjarrit në tokë  dhe ka tentuar të largohet, por s’ka mundur dot pasi është arrestuar në flagrancë nga policia.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale  një armë zjarri pistoletë tip Bereta, me një krehër të vendosur në trup me 15 copë fishekë, si dhe automjetin tip “Porsche”.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë me vendim Nr. 393 datë 22.09.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve sportive”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Dua Lipa triumfon në “Brit Awards 2018”

  Dua Lipa ka shkëlqyer dhe triumfuar në ceremoninë e ndarjes së...
Read More