Aktori i ‘Ertugrul’ e pranon publikisht: Jam shqiptar!

 

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë.

Aktori i njohur i serialit shumë të ndjekur në vend ‘Ertugrul’ ka gëzuar të gjithë shqiptarët me pohimin e tij. Aktori kryesor i këtij seriali, Engin Altan Duzyatan, ka deklaruar se është me origjinë shqiptare.

36-vjeçari është aktor dhe prezantues shumë i njohur në Turqi, por që u bë shumë i famshëm edhe në Shqipëri, e shumë vende të tjera, për rolin e tij kryesor në ‘Ertugrul’.

Ai ka deklaruar për mediat turke se ka lidhje me Shqipërinë, pasi origjina e tij është shqiptare.

Seriali ‘Ertugrul’ flet për historinë e njeriut që përcaktoi fatin e botës “Ertugrul”, djali i Sulejman Shahut dhe babai i Osmanit të I-rë që themeloi Perandorinë Osmane.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Eduart Gjokutaj: TVSH-ja, kush duhet ta mbartë barrën e saj?

  Që kur ka filluar të funksionojë sistemi i TVSH-së, një ndër...
Read More