Aktori i famshëm baba për herë të tretë: Ta shihja tek lindte më ndryshoi jetën…

Aktori i njohur si “The Rock”, Dwayne Johnson, është bërë baba për herë të tretë.

Partnerja e tij Lauren Hashian ka sjellë në jetë një vajzë duke e bërë aktorin me 3 vajza.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë aktori i cili ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet duke mbajtur të bijën në kraharor dhe një dedikim të gjatë për vogëlushen e tij dhe për partneren.

“I bekuar dhe krenar që erdhi në jetë një tjetër vajzë e fortë. Tiana Gia Johnson erdhi në këtë botë si një forcë e natyrës dhe mami Lauren e lindi si një rockstar.

Unë jam rritur dhe rrethuar gjithë jetën nga gra të forta, por pasi asistova në lindjen e Tias, është e vështirë të shpreh dashurinë, respektin dhe admirimin që kam për Lauren dhe të gjitha mamatë.

Por nëse do vërtet të kuptosh momentin më të fuqishëm që jeta të ofron, shiko fëmijën tënd kur të lindë.

Të ndryshon jetën dhe respekti e adhurimi që ke për një grua, do jetë i pafundmë. Vajzës time të tretë Tia i them se do ta dua, mbroj, udhëzoj dhe do ta bëj të qeshë derisa të jem gjallë.

Babi jot i çmendur ka disa përgjegjësi në këtë botë, por të jem babi jot është ajo që më bën më krenar”,- shkruan aktori.

dwayne-759-1640-0-5adf236d8e67edwayne-johnson-the-rock_20161116_102708rockThe-Rock
 
 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Shqiptarët po hanë mish me ngjyrues, gjalpë me vaj palme dhe qumësht me toksina

  Një studim i fundit i shoqatës Albanian Food Industry nxorri në...
Read More