Aktorja e re e “Fast Furious 8” Erigerta Deda: Shtëpia jonë në Amerike është një copë “Mirditë e vogël”

 
 

Aktorja e re Erigerta Deda, e cila u bë pjesë e “Fast Furious 8” përkrah aktorëve të famshëm si Vin Diesel, Dwayne Johnson, Michelle Rodriguez dhe dy aktorëve shqiptarë Marko Caka edhe Erand Hoxha, gjatë vizitës së saj në vendlindje, dha një intervistë për Publicistin, zotin Gjergj Marku, që po jua përcjellim.

Pyetje: Erigerta, të falenderoj për këtë ardhje në këtë mëngjes janari këtu në Rrëshen. Jeni me pushime?
Përgjigje: Që nga 11 vite që unë jetoj në Amerike, është hera e dytë që vizitoj vendlindjen. Sepse kam vazhduar studimet ndaj e bënte të pamundur të vija më shpesh. Tani që mbarova shkollën m’u krijuan mundësitë të vij në vendlindjen time, tek të afërmit dhe miqtë e mi në Shqipëri, me të cilët vazhdimisht kam komunikuar. Jam shumë e impresionuar nga zhvillimet e shpejta që po pëson Shqipëria, veçanërisht në infrastrukture, ndërtimet e shumta e, sidomos sheshet e qyteteve, si ai i Tiranës por edhe i Rrëshenit, me arkitekturë edhe zbukurim natyral.

Pyetje: Vini nga Amerika. Sa kohë keni që jetoni në Tokën e Ëndërrave?
Përgjigje: Siç u shpreha më lart, familja ime ka emigruar në vitin 2000 deri 2003 në Angli ku unë kam kryer shkollën fillore dhe në vitin 2004 kemi ardhur në Tiranë, pastaj në vitin 2006 kemi emigruar në Amerikë, falë llotarisë amerikane. Atje jemi sistemuar në Cleveland, Ohio, ku dhe kam kryer studimet për aktrim duke u diplomuar në maj 2017.

Pyetje: Ju studiuat për aktrim. Ishte një ëndërr fëmijërie apo si lindi?
Përgjigje: Amerika eshte vend i lire dhe i shanseve te shumta. Qe e vogel kisha deshire te aktivizohesha dhe te isha ne qender te vemendjes per njerezit. Fale kesaj vazhdimisht kam marre pjese ne shfaqje teatrale dhe reklama te shumta. Nga ana tjeter besoj qe duke qene mirditore e kam te trasheguar genin e aktrimit edhe te artistit pasi edhe prinderit e mi ne kohen e komunizmit kane qene te aktivizuar me grupet artistike. Ne pavaresisht se jetojme ne Amerike jemi shume te informuar me jeten artistike edhe kulturore te Shqiperise, e veçanerisht te Mirdites, dhe sidomos permes publikimeve tuaja ndaj ju falenderoj.

Pyetje: Nga publiku shqiptar jeni bërë e njohur për lojën aktoriale në filmin “Fast and the Furious 8”. Kaq e re dhe kaq shpejt në një film me kast të lartë aktorësh. Si erdhi?
Pergjigje: Amerika eshte vendi i mundesive dhe ne shqiptaret jemi shume te etur per ti shfrytezuar keto mundesi. Fale familjes sime mua me jane krijuar mundesite qe vazhdimisht te kontrolloj dhe ti krijoj mundesi vetes per te marre pjese ne evente te ndryshme artistike dhe teatrale per “Fast Furious 8”
Per kete film kane konkuruar mbi 700 persona, Casting me zgjodhi mua te jem nje nder pjesemarres per te punuar 1 muaj.

Kjo ishte nje experience pune per mua pasi isha perkrah artisteve te medhej si Vin Diesel, Dwayne Johnson, Michelle Rodriguez kjo nje ender qe do ta kishte cdo i ri shqiptare. Fale Zotit dhe perkushtinit e pergatitjes profesionale e arrita kete enderr. Kjo eshte vetem fillimi, pasi se shpejti po pergatitem per projekte te reja ne fushen e aktrimit.

Pyetje: Jeni tre aktorë shqiptarë në këtë film. Si ndiheshit me kastin tjetër?
Pergjigje: Pjese e suksesit ishte edhe pjesemarrje e dy miqeve te mi shqiptare Marko Caka edhe Erand Hoxha, te cilet edhe ata ashtu si edhe une jane te perkushtuar dhe punojne shume per rritjen e tyre profesionale.

Pyetje: Roli juaj, cfarë i sillte filmit, mendon se të mbushte kjo përzgjedhje e regjisorit?
Pergjigje: Pjesemarrja ne nje film kaq te madh me permasa boterore sigurisht qe te ben te ndihesh krenare dhe te motivon qe te pretendosh ne te ardhmen edhe per role kryesore. Une jam ndjere mire me regjizoret dhe kam mesuar shume nga ata. Besoj qe kjo praktike per mua do te jete nje celes suksesi ne te ardhmen ne fushen e aktrimit edhe regjizores te cilen e synoj ne te ardhmen.

Pyetje: Cfarë u mban mend më së shumti sheshxhirimeve, mundin, sakrificën, rreziqet apo kënaqësitë?
Pergjigje: Pavarsisht se nuk kisha rol kryesor ne film isha present ne te gjithe fushen e xhirimit dhe skenat e aktrimit te filmit. Mbaj mend shume gjera por dua te kujtoj komunikimin me regjizoret, korrektesen e tyre dhe profesionalizmin ne kohen e punes.

Pyetje: Mendon se mirditoret janë racë aktorësh?
Pergjigje: Per vete rrethanat historike dhe kulturore Mirditoret jam artista te lindur. Prinderit me kane treguar se ne te kaluaren ne darka apo ne dreka festive ne kullat e Mirdites improvizoheshin skena teatrale, organizonin lojra popullore e tjera. Ndihem krenare qe jam me origjine nga Mirdita e cila vazhdimisht ka lindur dhe rritur artista.

Pyetje: Sa ndihet Mirdita tek Erigerta në Amerikë?
Pergjigje: Un jam femija i madh i familjes dhe fale prinderve te mi shtepia jone sebashku me bahçen qe rrethon eshte nje cope “Mirdite e vogel”. Ne kultivojme peme si ne Mirdite; kemi nje bibloteke me te gjitha librat qe kane shkruar shkrimtaret dhe studiuesit mirditore. Une edhe motra ime kemi edhe kostume kombetare mirditase qe i veshim per festa. Familja ime darkon tek lokalet shqiptare edhe aty gjendet Vera e Arbrit. Ne pavarsiht se jemi larg jetojme me jeten kulturore te shqiperise te cilen na ben te mundur televizori edhe interneti.

Pyetje: Një aktor me ambicie synon fort në Amerikë. Ti deri ku e ke syrin?
Pergjigje: Edhe ne Amerike thuhet “kurre mos thuaj kurre” prandaj une enderroj qe me vullnetin edhe perkushtimin tim te arrij ne tapetin e kuq “Oscar.” Ne Amerike ka shume artiste shqiptare te sukseshem dhe une sigurisht do te jem pjese e tyre. Kam disa projekte perpara dhe besoj qe se shpejti do ti bej realitet.

Pyetje: Me pak fjalë për aktrimin në Shqipëri, aktorët e preferuar, dhe cfare mendon për filmin shqiptar këto kohë!
Pergjigje: Shpesh shikoj filma te kohes se komunizmit dhe perpiqem te kuptoj veshtersite e artisteve shqiptare qe vinin nga ideologjia komuniste dhe mungesa llogjistike. Megjithate si dhe shqiptaret e tjere, ndihem krenare per artistet e medhej si Sander Prosi, Naim Frasheri, Roza Xhuxha si mirditore etjere. Edhe keto vite ka perpjekje por akoma mbetet e kufizuar mundesia per te realiziar filma qe te pasqyrojme jo vetem realitetin shqiptare por realitetin e lire demokratik boteror.

Pyetje: Dhe së fundi, shoh se ke shëtitur goxha këto kohë pushimesh në Shqipëri dhe Vendlindje. Ku je ndjerë më mirë? Dhe me cfarë impresionesh shkon për Amerikë?
Pergjigje: Me ka shetitur daja im Kol Nikollaj. Jam ndjere me mire ne Tirane sepse ka argetime. Ndersa ne Rreshen kam nostalgji sepse kam kaluar nje pjese te femijerise. Impresionohem sa bukur eshte ndertuar vendi, gjithashtu kultura autoktone mbahet ne zemrat tona. Kjo me ben te shpresoj qe atdheu im eshte ne rrugen e duhur.

Vitin e Ri e kalova ne vendlindjen e mamit tim ku takova njerez te mire te cilet punonin shume por duhet te ishte me i madh interesimi i Shtetit per ta. Ata kishin bageti dhe prodhime buqesore por nuk kishim rruge per t’i tregtuar prodhimet e tyre.

Ne Tirane pashe ndryshime te medha gjate ketyre viteve, me beri pershtypje gjelberimi, rregullimi i qendres se qytetit dhe larmia e aktiviteteve kulturore edhe artistike. Me bene pershtypje shkollat e reja qe po ndertohen per femijet, si dhe makinat e shumta te cilat jane te kushtueshme.
Me pelqejne te rinjte te cilet deri ne oret e vona i japin gjalleri qytetit. Ne festat e Vitit te Ri pati shume solidaritet dhe mbeshtetje per njerezit ne nevoje. Kjo me pelqen shume dhe mendoj qe ne te ardhmen edhe une te jem pjese e organizatave bamirese ne Shqiperi.

Faleminderit!

Gjergj Marku – Publicist
Rrëshen, janar 2018

Shkruar Nga
More from Redaksia

Qeveria nuk korruptohet thjesht nga pushteti i madh, por nga frika e humbjes së pushtetit

Nga Fitim Zekthi - Gjithë historia e njerëzimit ka treguar se pushteti ka...
Read More
CLOSE
CLOSE