Aktorja turke bie viktimë e hajdutëve…!



 

Aktorja turke, Cansu Dere e njohur për shqiptarët me rolin e Zejnep në serialin ‘Nënë’, ose si Ejshani në telenovelën e famshme “Ezeli” , ditën e sotme ka kaluar një situatë shumë të vështirë.

Sipas ‘Haber Turk’ asaj i janë vjedhur bizhuteri që kapin vlerat e 100 mijë eurove.

Hajdutët kanë vëzhguar lëvizjet e saj dhe kur ajo është larguar nga shtëpia kanë hyrë brenda dhe kanë marrë të gjithë sendet me vlerë, raporton revistawho.

Bëhet e ditur se aktorja nuk ka pasur kasafortë dhe kjo gjë e ka lehtësuar punën për personat në fjalë. Sapo është kthyer në shtëpi Cansu ka lajmëruar policinë.

Tashmë pritet të bëhet identifikimi i personave që kanë bastisur shtëpinë dhe rimarrja e sendeve të vjedhura.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Trump nuk ndalet: Mendoj se Bashkimi Evropian është armiku ynë

  Presidenti amerikan, Donald Trump, vetëm pak orë para takimit të shumëpritur...
Read More