Akuza e Berishës: Rama ka dërguar Engjëll Agaçin në Itali për të negociuar


Ish-kryeministri Sali Berisha, në një status në Facebook, shprehet se Edi Rama ka dërguar në Itali sekretarin  e  tij për të hyrë në negociata, pasi sipas tij i rrezikohet lëkura.

“Noriega nis me urgjencë në Itali sekretarin e përgjithshëm të mafies shtetërore, Don Agaçion për negociata për të shpetuar lekuren e tij!”,shkruan Sali Berisha në FB.

Më herët Berisha shkroi se Rama është dorëzuar përpara Tahirit.

Sipas tij, Rama po lobon me opozitën për të shpëtuar Tahirin.

“Pengmarrje!

Rama dorezohet para Tahirit!

Rama lobon fuqishem prane segmentesh te caktuara te opozites per te votuar kunder arrestimit te Sajmir Tahirit!

Kjo sepse Tahiri ka marre peng Edi Ramen!” shkruan Berisha në FB.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Princi Vincent dhe Princesha Josephine të Danimarkës në ditën e parë të shkollës

Binjakët Mbretërore të Danimarkës duken të adhurueshëm në Ditën e parë të...
Read More