Akuzat ndaj Majlinda Andreas, dëshmon oficeri i policisë gjyqësore, të dyshuar ishin dhe 3 gjyqtarë

gjykata-e-lart-majlinda-andrea

Oficeri i policisë gjyqësore, i cili ka referuar në prokurori rastin e korrupsionit në Gjykatën e Lartë ku ishte e përfshirë gjyqtarja Majlinda Andrea dhe bashkëshorti i saj, nuk ka pranuar të tregojë në gjykatë emrin e personit që e kishte informuar. Sipas dëshmitarit, ligji nuk e detyronte ta bënte një gjë të tillë. Gjyqi ndaj gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, tashmë e pezulluar nga detyra, vazhdoi me pyetjen e dëshmitarëve të mbrojtjes. I pari që doli para trupit gjykues ishte oficeri i policisë gjyqësore, Petrit Gjeçaj, i cili ka referuar në Prokurorinë e Krimeve te Rënda informacionin, nga i cili nisi hetimi për korrupsion ndaj gjyqtares. Ky i fundit u vu përballë avokatëve të mbrojtjes, të cilët kërkuan të tregonte emrin e informatorit që i kishte dhënë të informacionin për rastin. Por Gjeçi ka deklaruar se ligji e pengonte ta kryente një veprim të tillë. “Në bazë të ligjit nuk kam me detyrim ta tregoj emrin e informatorit, por nëse gjykata do të vlerësojë se për interesa madhore duhet ta bëj, atëherë shprehuni me vendim”, ka deklaruar në seancë dëshmitari. Burime pranë Gjykatës ë Lartë bëjnë me dije se, oficeri Gjeçaj u shpreh përballë gjykatësve se kishte informacion fillestar për këtë aferë, ku dyshohej se ishin përfshirë 3 gjyqtarë, 1 zyrtar i lartë dhe 3 avokatë, por hetimet dhe përgjimet e mëpasshme nuk mblodhën prova që do t’i përfshinin këta të fundit. Të dhënat implikuan vetëm gjyqtaren e Lartë, Majlinda Andrea, e cila akuzohet se ka kryer korrupsion, ndërsa dyshohet se është paguar përmes bashkëshortit nga të dyshuarit e tjerë, për dhënien e një vendimi civil në Butrint. Nga ana tjetër, trupi gjykues pasi u tërhoq për vendim, vendosi të mos e lejojë dëshmitarin të tregojë emrin e informatorit, gjë që ngjalli edhe debat në seancë mes avokatëve dhe dëshmitarit. Më pas seanca vijoi me pyetjen e dëshmitarëve të tjerë të mbrojtjes. Ndërsa gjykata vendosi të shprehet në seancën e radhës për ndryshimin e masës për një nga të pandehurit, Ilia Çabiri, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Shkruar Nga
More from Revista User

Aksesorët më të mirë pranverë/verë

Dëshironi të dukeni në trend gjatë ditëve të verës, mos harroni të...
Read More