Akuzohet për përdhunim, Stallone hedh në gjyq ‘viktimën’ e krimit

Edhe Sylvester Stallone sapo u përfshi në një valë akuzimesh seksuale nga një grua e identiteti i së cilës nuk është bërë publik.

Ajo ka akuzuar aktorin e famshëm për përdhunim që sipas saj ka ndodhur në vitin 1990 kur ai ishte në xhirimet e një filmi. Ngjarja e rëndë thuhet se ka ndodhur në zyrën e tij në Santa Monica ku Sylvester ka dhunuar e përdhurnuar gruan.

Autoritet përkatëse menjëherë janë vënë në lëvizje për të zbardhur ngjarjen e për të zbuluar të vërtetën. Ata po shqyrtojnë të gjitha veprimet e aktorit në këto 20 vite për të gjetur të dhëna. Edhe vetë ylli i “Creed” ka reaguar duke thënë se ai ka kaluar 3 ditë nën shoqërinë e të panjohurës në vitin 1997 në Izrael gjatë xhirimeve të një filmi jo në vitin 1990 siç ka treguar ‘viktima’ në fjalë.

71-vjeçari ka mohuar në mënyrë kategorike akuzat e gruas anonime duke i quajtur qesharake ndërkohë që ka vendosur ta çojë çështjen në sallat gjyqsore.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ricky Martin rrëfen detajet e martesës me partnerin e tij

Është martuar pak ditë më parë me të dashurin e tij dhe...
Read More