Akuzohet për shitje diplomash: Arrestohet pronari i ish-universitetit ‘Kristal’

Pas dy muajsh hetime intensive sot në mëngjes është arrestuar nga policia e kryeqytetit Ahmet Muça, pronari i ish- Universitetit Kristal.

Ahmet Muça është arrestuar pasi akuzohet për shitje diplomash.

Për rastin është shpallur në kërkim edhe një tjetër person.

Biznesmeni dyshohet se ka vijuar të japë diploma edhe pas mbylljes së Universitetit Kristal, në gusht të 2014-s.

Kujtojmë që Muça është arrestuar dhe më herët nga policia.

Në 2015-tën, Muça u arrestua në rrugën “Teodor Keko”. Gjatë një kontrolli të bërë nga efektivët e policisë rrugore, rezultoi se “Meti i Kristalit”, i cili drejtonte një automjet tip “Land Rover” nuk kishte leje drejtimi dhe në të njëjtën kohë është bërë edhe prangosja e tij.

69-vjeçari ka pasur probleme me drejtësinë, duke u shpallur në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike, ngjarje kjo e ndodhur në fund të shkurtit të 2015.

Sipas Policisë së Durrësit, e cila në atë kohë filloi procedimi penal në mungesë për shtetasin Ahmet Muça, rezultoi se nga kontrolli i ushtruar në Spitalin Universitar “Kristal” në Rinas, Krujë, u konstatua se ky objekt furnizohej me energji elektrike me linjë të dytë, në mënyrë të paligjshme.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Shuhet regjisori Mihallaq Luarasi: I dënuar në diktaturë për dramën e parë, pa perde…

Dje në mbrëmje është ndarë nga jeta regjisori Mihallaq Luarasi, në moshën...
Read More