Alarmi i BB, Shqipëria me nivelin më të lartë të vdekshmërisë së fëmijëve në rajon

Banka Botërore e listoi Shqipërinë me nivelin më të lartë të vdekshmërisë së fëmijëve nën 5-vjeç në rang europian, por edhe në rajonin e Ballkanit.

1-1

Picture 1 of 2

Pasi ka agreguar të dhënat nga agjenci të tilla si UNICEF, Organizata Botërore e Shëndetësie, divizioni i popullsinë në Kombet e Bashkuara dhe portali childmortality.org. raportoi se vdekshmëria e fëmijëve nën 5 vjeç në vitin 2016 ishte 14 për 100 lindje.

Ky nivel ishte sa dyfishi i vdekjeve të fëmijëve në Serbi dhe Bosnjë dhe ishte tre herë më i lartë se në Malin e Zi.

Pas Shqipërisë nivel të relativisht të lartë të vdekjes së fëmijëve nën pesë vjeç raportohen edhe në Maqedoni me një prevalencë 12 për 1000 lindje.

Por ka një diferencë shumë të madhe me ato që raporton Instituti Shqiptare i Statistikës. Për vitin e kaluar vdekshmëria e fëmijëve nën 5 vjeç pësoi një rritje ne 10.2 për 1000 lindje nga 8.9 që kishte qenë ky tregues më 2015

Vitin e kaluar rritja ka pësuar edhe vdekshmëria foshnjore nën një vjeç.

Në rang global vdekshmëria e fëmijëve ka pësuar ulje drastike në dekadat e fundit ndonëse mesatarja botërorë vijon të jetë e lartë. Vitin e kaluar humbën jetën 40 foshnja për 100 lindje mesatarisht. Humbjet të mëdha ka i kontinenti afrikan me 78 vdekje fëmijësh për 100 lindje dhe Azia e Jugut me 48 për 1 mijë lindje.

Banka Botërore shpjegon se burimet kryesore të të dhënave të vdekshmërisë janë sistemet vitale të regjistrimit dhe vlerësimet e drejtpërdrejta ose të tërthorta bazuar në anketa. Por gjithashtu banka sqaron se vlerësimet e vdekshmërisë neonatale, të foshnjave dhe të fëmijëve kanë tendencë të ndryshojnë sipas burimit dhe metodës për një kohë dhe vend të dhënë. Metoda e Bankës Botërore përdor modele statistikore për të marrë një linjë të mirë trendësh vlerësuese duke përshtatur modelin e regresionit të vendit për normat e vdekshmërisë ndaj datave të referencës së tyre.

Ekspertët e shëndetit publik në Shqipëri pohojnë se ka shumë pasaktësi në prevalencat e sëmundshmërisë dhe mortalitetit si në statistikat kombëtare dhe ato ndërkombëtare. Kjo vjen për shkak të shifrës së pasaktë të popullsisë, shkruan ‘monitor’.

Në vitin 2011 kur u bë censusi u gjet se popullsia reale e vendit ishte pak më shumë se 2.8 milionë banorë, teksa të prevelancat e sëmundjeve ishin të përllogaritura me një popullsi 3.2 milionë banorë. Për të shmangur këtë pasaktësi organizatat ndërkombëtare përdorin metodologji të tjera për treguesit e vitalitetit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Qeveria nuk tërhiqet, kush jep statistika pa leje tek ndërkombëtarët do gjobitet

Qeveria i ka qëndruar deri në fund masës së saj për kontrollimin...
Read More