Alarmohen mediat e Kremlinit: Qyteti Stalin në Shqipëri do bëhet me bazë ajrore të NATO-s

Lajmi se në Shqipëri do të ngrihet një bazë ajrore e NATO-s ka gjetur pasqyrim në shumë media të huaja, kryesisht amerikane, por edhe ato ruse.

Baza e parë ajrore e NATO-s në Ballkan do të vendoset në qendër të Shqipërisë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama.

Ky lajm vjen në kohën kur tensionet në rajonin tonë janë shtuar ndjeshëm dhe amerikanët druhen se mund të ketë përshkallëzime.

Ndërkohë mediat qeveritare ruse theksojnë qëllimisht se baza ajrore do të ngrihet në qytetin e Kuçovës, që dikur njihej si Qyteti Stalin.

“Për shkak se qyteti është ndërtuar në vitet ’50 me ndihmën e sovjetikëve, është quajtur Qyteti Stalin deri në vitin 1950”, shkruan Sputnik.

Kohërat kanë ndryshuar dhe tashmë Qyteti Stalin do presë armiqtë e dikurshëm, që janë aleatët e rinj.

Punimet për këtë bazë do të nisin sivjet.

NATO do të japë 50 milionë euro për këtë bazë.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Edhe një dëshmitar? Në pritje të vendimit për Tahirin

Kreu i Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besim Hajdarmataj ka zbuluar disa...
Read More