Albana Osmani në botën e aktrimit?

Albana Osmani është një nga prezantueset më të komentuara dhe me të dashura për publikun.

Ajo është e talentuar dhe shumë e bukur, me një fizik vërtetë për t’u patur zili.

Prej vitesh shfaqet plot sukses ne ekranin e Top Channel.

Ajo momentalisht i është përkushtuar kauzës së saj “Ti je një lulediell”, që po synon grumbullimin e fondeve përmes bluzave në ndihmë të fëmijëve të sëmurë nga Kosova dhe Shqipëria.

Përvec kësaj moderatorja e njohur është pjesë e emisionit “Top Show” që transmetohet në “Top Channel” të martave dhe të mërkurave.

E së fundmi Albanën e kemi parë tek episodi i fundit i serialit komik “Egjeli”.

Vetë prezantuesja ka postuar një pjesë të rolit të saj në llogarinë e saj Instagram.

Duket se ajo do të shfaqet krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim duke hyrë në një rol të tillë.

Mbetet të shohim progresin e saj në botën e aktrimit.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

BE, padit Hungarinë, Poloninë e Çekinë për mospranimin e emigrantëve

Komisioni Evropian do të padisë Poloninë, Hungarinë dhe Republikën Çeke në Gjykatën...
Read More
CLOSE
CLOSE