Albana Vokshi në Prokurori: Po vidhen të dhënat personale

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ajo e Arsimit, Lindita Nikolla janë paditur penalisht në Prokurorinë e Përgjithshme nga Albana Vokshi dhe Bardh Spahia me akuzën për mbledhjen e paligjshme të të dhënave personale të shtetasve.

“Kemi dorëzuar padi penale për ndërhyrje në kartelat personale mjekësore për informacion të kërkuar emër mbiemër, numri i kartës së identitetit, adresa e emailit konsiderohen të dhëna të mbrojtura me ligj.

Kjo është një shkelje ligjore dhe veprim antikushtetues…”, tha Albana Vokshi në ambientet e Prokurorisë.

Ajo kujtoi gjithashtu se Manastirliu dhe Nikolla janë tërhequr nga nisma e kryeministrit Edi Rama, por veprimi vijon të mbetet anti-ligjor.

Sipas saj, të dhënat do të përdoreshin për arsye elektorale në zgjedhjet lokale.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Flet shqiptari më i kërkuar në Belgjikë: Lidhja ime me PS, ja pse më sulmon Sali Berisha

  Safet Rustemi Bajri, i njohur ndryshe si shqiptari më i kërkuar...
Read More