Albin Kurti arrestohet duke hyrë në Kuvendin e Kosovës


Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti është arrestuar nga Policia e Kosovës në bazë të urdhërarrestit të lëshuar ndaj tij për rastin e gazit lotsjellës.

Deputeti i VV-së është arrestuar teksa po hynte në objektin e Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e seancës.

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj- Bujupi dhe Albulena Haxhiu.

Ndaj Kurtit dhe deputeteve Albulena Haxhiu e Donika Kadaj-Bujupi është lëshuar urdhërarrest pasi munguan në Gjykatë për rastin e gazit lotsjellës.

Albin Kurti është njëri prej deputetëve të Vetëvendosjes, që akuzohet për hedhjen e sprajit dhe gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës gjatë seancave të vitit të kaluar, kur tentohej të bllokohej ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe ngritja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas marrëveshjes së dalë nga dialogu me Beogradin.

Deputetët e Vetëvendosjes ishin mbledhur përpara Kuvendit mëngjesin e sotëm, mes një pranie të shtuar të forcave policore.

Një ditë më parë, gjyqtari Beqir Kalludra urdhëroi arrestimin e deputetëve Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu, madje u caktoi edhe paraburgim, për shkak të mosparaqitjes së tyre në seancën gjyqësore ndaj hedhjes së gazit lotsjellës.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Konomi rrëfen legjendat: Nga liderë, despotë, deri te piktori i çmendur, a gjeniu modern…

Arjan Konomi sjell një libër me gjashtë personazhe të jashtëzakonshme nga trashëgimia...
Read More