Albumi i tetë i “Jamiroquai”

jamiroquai1491033928

“Jamiroquai” rikthehet në tregun muzikor. Me makinat e tij të shpejta, gratë joshëse dhe tingujt jokonvencionalë, grupi fitues i çmimeve “Grammy” publikoi të premten albumin e 8, të quajtur “Automaton”.

I shkruar dhe prodhuar nga vokalisti Jay Kay dhe anëtari tjetër Matt Johnson, ky është i pari album i publikuar që prej “Rock Dust Light Star” në vitin 2010. Kënga e parë e “Automaton” është ajo nga ka marrë edhe titullin albumi, ndërsa videoja muzikore përfshin Jay Kay në skenare futuristike.

I krijuar në 1992-shin nga Kay, “Jamiroquai” ka përjetuar suksese të mëdha që prej albumit debutues “Emergency on Planet Earth” në vitin 1993. Që prej atëherë, banda ka shitur mbi 26 milionë disqe në të gjithë botën, ka fituar dy “Grammy”, e madje ka hyrë edhe në librin e rekordeve “Guinness” për koncertin e mbajtur në bordin e një avioni.

Pas koncertit të parë në 6 vite, që u mbajt më 28 mars në Paris, grupi do të ngjitet në skenën londineze në fundjavë.

Shkruar Nga
More from Revista User

E pabesueshme, lajmi fantastik për Jeremy Meeks

Ky po që është lajm fantastik për Jeremy Meeks. Gruaja e modelit...
Read More