Aleksandër Lalo, “klasiku” i fundit i realizmit socialist

Në mjediset e RTSH-së, politikanë, artistë, këngëtarë, miq e të afërm i kanë dhënë dje lamtumirën kompozitorit Aleksandër Lalo

“Ju keni stilin tuaj, dhe mua më duhet të jap një vlerësim, por është një stil që nuk hyn në shijet e mia”, ky ka qenë një mbrëmje më parë, vlerësimi që Aleksandër Lalo i bëri një këngëtari të reggaeton-it, gjatë konkurrimit, që është një rast dëshmie e një “klasiku” në muzikën shqiptare.

Pak minuta pas këtij komenti është dhënë papritur lajmi i ndarjes nga jeta, duke na kujtuar se mund të ishte ndër të fundit e kompozitorëve më produktivë në kohën e diktaturës qoftë në festivalet e RTSH-së, ashtu dhe në muzikën e një pjesë të madhe të filmave që u prodhuan në atë kohë.

Është thënë ditën e djeshme se ikja e Lalos tronditi botën e muzikës në Shqipëri. Në ironi të kësaj, e kundërta, bota shqiptare vazhdon në rrugët e kërkimit të identitetit të saj që pas rënies së komunizmit pas ‘90-ës, prej së cilës Lalo është padyshim më rezistenti i kohës që përfaqëson.

Megjithatë kolegët e tij të RTSH e politikanë kanë dhënë ngushëllimet e fundit në përcjelljen për në banesën e fundit.

Kantautori Elton Deda, ka reaguar në rrjetin e tij social, duke u shprehur: “Zakonisht e takoja me humor te mire. Shpesh me merrte ne telefon dhe me thonte “mos e ler krijimtarine pas dore”. Nje nate u ulem dhe morem nga nje fernet. Folem gjate me miq per hallet e panumerta qe kane artistet ketu. Sot, ti nuk je me. Une kam ndermend ti buzeqesh jetes dhe jo ti mbaj meri se u dorehoq prej teje. Ti ishe miku i babait tim, ishe miku im ishe miku i gjithe muzikanteve te ndershem. Ti ishe miku i muzikes, ti ishe unikali me shpirt te brishte dhe i perkedheluri i Perendise. Mos harro te punosh me korin e engjejve atje ku u nise mbreme….”.

Edhe kompozitori Shpëtim Saraçi është shprehur: “Totalisht i shokuar nga humbja e papritur e Aleksandër Lalos. Sandër të njohën pak. Te faleminderit per gjiithçka na trashegove. Do kemi mall per gjithçka tenden. E kishim lene qe do benim 1 koncert te madh LIVE se bashku…”.

Lalo ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare, pas një ataku kardiak, ndërsa përcjellja për në banesën e fundit është bërë dje në mjediset e RTSH, ku punoi për vite me radhë. Aleksandër Lalo ishte kompozitori shqiptar i cili ka kompozuar për filma të njohur të kinematografisë shqiptare.

Gjatë konkurrimit me kompozimet e tija në festivale kryesisht arriti vende të dyta megjithëse meloditë e tij janë vlerësuar si nga më të mirat, duke pasur parasysh skematizmin e kohës.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

E drejta dhe liria

Nga Klementin Mile, Revista Mapo Ndërsa filozofët politikë janë marrë me pyetjet...
Read More