Alepo drejt shkatërrimit total! Pamje dhe mesazhe tronditëse

aaaa_14

Alepo është duke jetuar orët e fundit të luftës dhe ushtria siriane përgatitet të marrë plotësisht qytetin e dytë më të madh në vend. Por, kjo ka vënë në rrezik jetët e civilëve dhe rebelëve që gjendeshin ende në qytet.

Sipas OKB-së, civilët që përpiqeshin të largoheshin, janë qëlluar pa paralajmërim nga ushtria e Assad, por nuk kanë munguar as ekzekutimet masive.

Ndërkohë, banorët kanë nisur të postojnë në rrjetet sociale statuse dhe video, e mesazhet e tyre të fundit, teksa prisnin vdekjen.

“Unë po pres te vdes, ose do të kapem nga regjimi i Asadit. Lutuni për mua dhe mos na harroni”, ka shkruar fotografi Ameen al-Halabi, në facebook.

“Ndoshta ky është mesazhi i fundit nga Alepo”, shkruan Bilal Abdul Kareem.

“Mos humbni kohë. Qindra shpirtra po vdesin në çdo orë. Shpëtoni të tjerët”, shkruan Alhamdo.

Pamjet që vijnë nga qyteti janë vërtetë të rënda dhe dramatike, ndërsa pjesa tjetër e banorëve të Alepos shfaqen duke festuar çlirimin e qytetit nga ushtria.

Në Aleppo gjenden aktualisht një grup rebelësh dhe banorë civilë, të cilët kundërshtojnë regjimin e presidentit sirian, Bashar al Assad, transmeton tema.

Ndërkaq, raportohet se OKB ka arritur një marrëveshje me qeverinë siriane, për evakuuimin e rebelëve dhe civilëve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Putin: Zhvillim i sigurt i marrëdhënieve Rusi-Turqi

Stabilizimi gradual i situatës së brendshme politike në Turqi do të krijojë...
Read More