Alicia Vikander, një Lara Croft e re

Tre foto të Alicia Vikander si Lara Croft janë publikuar nga “Vanity Fair”.

Aktorja e cila do të interpretojë këtë personazh, që më parë është interpretuar nga Angelina Jolie, duket shumë seksi, edhe pse e lodhur.

Aktorja suedeze shihet në një foto në plazh, ndërsa në një tjetër, në pyll. Ndërsa, fotoja e tretë na e tregon mbi një grumbull gurësh të mëdhenj.

Lara Croft është personazhi i video-lojës “Tomb Raider”, që është lançuar për herë të parë në vitin 1996. Në ekranin e madh, Lara Croft është interpretuar nga Angelina Jolie në dy filma, në vitin 2001 dhe në vitin 2003.

Shkruar Nga
More from Revista User

Përse tërhiqemi nga dikush?

Ndodh ndonjëherë të shohësh dikë dhe të tërhiqesh prej tij/saj. Gjithçka funksionon...
Read More