Alketa Vejsiu tregon raportin me vjehrrën

 

Alketa Vejsiu shumë rrallë ka folur për bashkëshortin e saj.

Ama këtë herë e ftuar në “Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj, ajo ka zbuluar disa detaje nga jeta personale.

Ndër të tjera ka rënë në sy fakti se Alketa e konsideron bashkëshortin e saj një nga më të bukurit e Vlorës.

Ndërsa marrëdhënien me vjehrrën, moderatorja e quajti të mrekullueshme duke u shprehur se vajzat e zgjuara duhet ta konsiderojnë vjehrrën si njeriun që i ka lindur djalin që dashurojnë.

“I kam të mrekullueshme marrëdhëniet me vjehrrën. Unë mendoj që çdo vajzë e mençur duhet patjetër vjehrrën ta konsideroj si njeriun dhe gruan e mrekullueshme që i ka lindur djalin që dashuron.

Kur vjehrra të qëllon e mirë dhe të konsideron si vajzën e shtëpisë sepse ti ke vërtet në dorë lumturinë e djalit, atëherë ky është fat. Unë këtë fat e kam”, u shpreh Alketa.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Video / Gjesti i Trump gjatë mbledhjes bëhet viral, ka një arsye për këtë

Në një mbledhje me stafin e tij, presidenti Trump largon një shishe...
Read More