Almeda Abazi me mesazh emocionues kujton babanë e ndjerë

Almeda Abazi është një ndër modelet shqiptare më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar.

Krahas angazhimeve profesionale, bukuroshja nuk po ndalet edhe së publikuari imazhe prekëse në rrjetet sociale.

❤️

A post shared by Almeda Sayışman (@almeda92) on

Së fundmi, ajo ka ndarë një moment emocionues me fansat e shumtë që e ndjekin në Instagram.

Almeda përmes një mesazhi ka kujtuar të atin në nëntë vjetorin e vdekjes.

”17.11.2008 # 9vjet por ndihem sikur dje. Asnjë fjalë nuk mund të shpjegojë se sa më mungon dhe kam nevojë për ty. Sa do të doja të tregoja për të gjitha gjërat që kam kaluar pasi që ke shkuar. Do të doja të kisha një mundësi të vetme për të të treguar se sa shumë të dua… Të dua, baba (kjo foto është bërë 18 vjet më parë # 1999)”, ka shkruar Almeda në Instagram.

Ndryshe, Almeda Abazi është e martuar me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman, i cili te shqiptarët u bë i njohur nga roli i Çënarit në serialin ”Lale”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Po kthehemi mbrapa? Ulet niveli arsimor në vend, rritet numri i personave me arsim 8/9 vjeçar

Struktura e popullsisë në moshë pune ka ndryshuar në favor të nivelit...
Read More