ALUMNI/ UET në kërkim të 100 më të mirëve në 10 vjet

Këtë vit, Universiteti Europian i Tiranës diplomoi brezin e tetë të studentëve që zgjodhën studimet e larta në këtë institucion, tashmë jo vetëm të konsoliduar në dhjetë vite jetë, por edhe me cilësi dhe standarde në ofrimin e larmisë së diplomave dhe niveleve të studimit si Bachelor, Master Profesional, i nivelit të dytë, Master Shkencor, Doktoraturë etj.

Ndërsa i afrohen brezit të 10-të të të diplomuarve, Universiteti Europian i Tiranës po ndërmerr një fushatë për të evidentuar profilet dhe arritjet më të suksesshme të dekadës UET dhe të të diplomuarve të tij.

Një fushatë me shtrirje fizike në të gjithë Shqipërinë dhe pozicionet e punës, të gjitha arritjet profesionale, sepse për drejtuesit e universitetit çdo arritje e ish-studentëve është edhe e tyrja.

Të gjithë ish-studentët kanë marrë një ftesë të hapur nga presidenti prof. dr. Adrian Civici për plotësimin e “Pyetësorit të karrierës” për të treguar historinë e tyre; të studimeve, karrierës, projektin profesional në funksion të ideve dhe ambicieve në jetë dhe studimeve përkatëse. Prej tyre do të përzgjidhen 100 histori suksesi që do të bëhen pjesë e një libri në kuadër të 10-vjetorit të ALUMNI-t në qershor 2019.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Legalizohen 6 pallate të braktisura nga investitorët, përfitojnë 450 familje

ALUIZNI ka përfunduar procesin e legalizimeve për 6 pallate të braktisura nga...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.