Ambasada e SHBA s’komenton votën shqiptare: Trump pranoi realitetin


Ambasada amerikane në Tiranë shpërndau një deklaratë të shkurtër pas votimit të OKB të një rezolute ku dënohet njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga ana e SHBA.

Në deklaratë nuk thuhet asgjë për votën kundër SHBA të Shqipërisë, por theksohet se SHBA do të vazhdojë të punojë për paqen.

“Deklarata e Presidentit afirmoi realitetin e tanishëm dhe historik të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

Shtetet e Bashkuara pranuan të vërtetën e thjeshtë se Jeruzalemi është qendra e legjislaturës, kryeministrit dhe gjykatës së lartë të Izraelit.

Ne do të vazhdojmë të punojmë për paqen.

Një proces që shpresojmë do të ofrojë rezultatin më të mirë si për popullin izraelit ashtu dhe atë të palestinez,” thuhet në deklaratë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Dyshimi për dekonspirim: Krimet e Rënda thërrasin kreun e SHÇBA

Prokuroria për Krimet e Rënda ka thërritur këtë të enjte drejtorin e...
Read More