Ambasadën shqiptare në Washington zhvilloi një pritje me rastin e 104 vjetorit të Pavarësisë

15220187_1275613305833758_1676668965973381777_n-655x356

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Uashington DC zhvilloi një pritje me rastin e 104 vjetorit të Pavarësisë dhe Festës Kombëtare të Forcave të Armatosura.

Ish ambasadorë amerikanë që kanë shërbyer në Shqipëri,si dhe përfaqësues të shquar të komunitetit shqiptaro amerikan nga DC-ja dhe jo vetëm, iu bashkuan kësaj pritjeje të bukur që u zhvillua me rastin e 28 Nentorit.

Në pritje ishin ish Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, z. John Withers, znj. Marisa Lino, znj. Marcie Ries dhe z. William Ryerson

Në pritje ishin të pranishëm, ndër të tjerë dhe z. Michael Carpenter, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes, znj. Judy Reinke, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimit Tregtar të Jashtëm në Departamentin e Tregtisë, z. Jimmy Kolker, Ndimës Sekretari për Çështjet Globale në Departamentin e Shëndetësisë, z. Matthew Palmer, Drejtori i Zyrës për për Evropën Lindore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, z. Tom Ridge, ish Sekretar i Sigurisë Kombëtare, dhe një numër i madh Ambasadorësh të akredituar në SHBA.

Të pranishmit u përshëndetën nga Ambasadorja Faber, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes, z. Michael Carpenter, dhe nga Drejtori i Zyrës për Evropën Lindore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, z. Matthew Palmer.

Në fjalën e saj përshëndetëse Ambasadorja Faber u ndal tek rëndësia që ka për shqiptarët data 28 nëntor, si dita që shënoi ndarjen përfundimtare të Shqipërisë nga okupimi otoman dhe kthimi në familjen e madhe Evropiane të cilës ajo natyrisht i përket.

Më tej ajo theksoi rolin jetik që ka luajtur SHBA në njohjen e pavarësisë së shtetit të sapoformuar shqiptar, në proceset demokratike dhe zhvillimore në Shqipëri pas rënies së sistemit komunist, në njohjen e pavarësisë së Kosovës, në respektimin e të drejtave të Shqiptarëve kudo që janë, etj.

“Ambasadorja nënvizoi se sot Shqipëria dhe SHBA janë partnerë strategjikë dhe punojnë në krah njëri – tjetrit për të promovuar vlerat thelbësore në të cilat të dy vendet besojnë, siç janë vlerat e demokracisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut” thuhet në njoftimin për shtyp

Në fjalën e tij përshëndetëse, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes, z. Carpenter përshëndeti faktin se Shqipëria është një vend i vogël që mban një peshë e përgjegjësi të madhe në kuadër të sigurisë në botë. Ai theksoi se Shqipëria vazhdon të marrë pjesë aktive në operacionet paqeruajtëse në Afganistan dhe është kontribuuese e madhe në luftën kundër terrorizmit dhe në koalicionin kundër ISIS, në të cilin ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, më shumë se çdo vend tjetër, krahasuar me kapacitet e saj.

Z. Carpenter vlerësoi gjithashtu rolin e Shqipërisë si një aktor aktiv dhe kontribuues të dialogut dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë rajonale, si dhe modernizimi dhe transformimi rrënjësor i Forcave të Armatosura me armatim bashkëkohor sipas standardeve të NATO-s.

Ai falënderoi për nismën e marrë për të dhënë përvojë në ngritjen e qendrës së ekselencës për të trajtuar gjerësisht dhe thellësisht fenomenin e luftëtareve të huaj.

Z. Palmer, duke evokuar udhëtimin e tij të parë në Shqipëri, në vitin 1993, ku vendi sapo kishte nisur rrugën e ndryshimeve demokratike, nënvizoi transformimin e madh që ka ndodhur në Shqipëri.

Shqipëria sot është partnere dhe aleate e denjë e Aleancës Atlantike, kandidate për t’u anëtarësuar në BE dhe uroj se së shpejti ajo do të arrijë të bëhet anëtare e unionit, u shpreh ai.

Shkruar Nga
More from Revista User

“Plein Air 2”, çelet sot ekspozita me punimet e 12 peisazhistëve shqiptarë

Dymbëdhjetë artistët e grupimit “Artistët e Plein Air” çelin sot ekspozitën në...
Read More